Mikel Arteta pritet të bëjë disa ndryshime në formacion për ndeshjen e kthimit kundër PSV-së, pasi fitoi në Eindhoven 7-1.
Megjithatë, trajneri i Arsenalit nuk e konfirmoi një gjë të tillë në konferencën e tij dhe pyetjes nëse do të bëjë rrotacion, ai iu përgjigj:
“Është unike, por duhet gjithashtu të kuptojmë se si u luajt ndeshja një javë më parë dhe fakti që gjithçka shkoi në drejtimin e duhur për ne që nga fillimi. Ne do të duhet të fitojmë të drejtën nesër (sot) për të ecur në të njëjtin drejtim, kështu që ne jemi plotësisht të fokusuar në këtë”.
Spanjolli nuk dorëzohet për titullin e Premier Ligës, ndonëse e sheh Liverpulin kryesues 15 pikë larg, por pranon se Liga e Kampioneve është objektivi kryesor i “Topçinjve”.
Është një kompeticion që ne kemi investuar shumë entuziazëm, shumë energji. Ne jemi shumë të qëndrueshëm dhe fitorja me PSV-në na vendos në një pozicion shumë të mirë. Në kampionat ne do të vazhdojmë të luftojmë për të fituar çdo ndeshje, e cila është e vetmja gjë që mund të bëjmë për momentin, sepse sigurisht që nuk varet nga ne.
A do të vija bast për të fituar Premier Ligën? Po! Unë jam shumë me fat sepse nuk më duhet të zgjedh, askush nuk më ka vënë në atë situatë. Kemi katër kompeticione në fillim të sezonit, shkojmë për të katërta dhe në fund shohim se çfarë fitojmë”.
PANORAMASPORT.AL