Tuesday, 12. May 2026
Sport

Arteta flet para fillimit të sezonit

GS 23/07/2024 1 Min. Lesezeit

Mikel Arteta është shprehur mjaftë optimist në prag të edicionit 2024/25.

Spanjolli ka theksuar se tashmë jo vetëm skuadra e tij është më mirë se në të kaluarën, por kanë ndryshuar totalisht si klub.

“Sigurisht që po shkojmë në drejtimin e duhur dhe po udhëtojmë me një shpejtësi vërtet të madhe me gjërat që kemi transformuar, jo vetëm në fushën e futbollit, por mendoj edhe si klub, tani ajo që mungon është kthimi i titujve të mëdhenj në shtëpi”.  theksoi Mikel

Arsenali në dy vitet e fundit ka qenë shumë afër titullit kampion, por në fund e humbën luftën ndaj Cityt.

Teilen: