Tema nuk është e re dhe tashmë ka marrë kritika nga shumë trajnerë: çdo vit që kalon, lojtarët kanë orar më të ngjeshur të ndeshjeve.
Guardiola së fundmi u ankua për këtë temë duke thënë se lojtarët duhet ta ngrisin vet zërin pasi klubet po përballen me shumë lëndime, shkruan GazetaBlic Sport.
I të njëjtit mendim është edhe homolugu i tij spanjoll, Mikel Arteta i cili deklaroi se futbolli po bëhet më intensiv me udhëtime të shumta.
“Diçka është gabim. Buendia [nga Aston Villa], Courtois dhe Eder Militao [të dy nga Real Madrid] gjithashtu u lënduan rëndë. Në të kaluarën ka pasur edhe turne dhe lojëra, por tani ka më shumë udhëtime, më shumë nisje, më shumë angazhime ndërkombëtare. Është shumë, tepër për lojtarët. Ne duhet të kujdesemi për ta, por si ta bëjmë këtë? A i japim përparësi disa provave mbi të tjerat? Ishte thelbësore që të gjithë agjentët sportivë të uleshin në të njëjtën tryezë dhe të flisnin për këtë temë. Prapëseprapë, mendoj se është shumë vonë tani”, tha Arteta.
/GazetaBlic Sport/