Saturday, 23. May 2026
Futboll

Arteta ia dedikon triumfin në Premier League gruas së tij: “Pa të, asgjë nga kjo nuk do të kishte ndodhur”

GS 23/05/2026 1 Min. Lesezeit

Mikel Arteta ka hyrë në histori duke fituar Premier League me Arsenalin. Spanjolli bëhet trajneri i parë që e fiton titullin me një klub ku ka luajtur edhe si futbollist. Tani ai është i fokusuar te finalja e Champions League më 30 maj ndaj PSG.

Suksesi i tij lidhet edhe me jetën personale. Arteta është i martuar me Lorena Bernal që nga viti 2010, kur u shpërngulën në Angli. Bernal, ish-modele dhe aktore, është tërhequr nga jeta publike për t’iu përkushtuar familjes dhe tre fëmijëve të tyre: Gabriel (2009), Daniel (2012) dhe Oliver (2015).

Trajneri spanjoll ka theksuar rëndësinë e saj në karrierën e tij: “Ajo duhet ta kuptojë që pa të, asgjë nga kjo nuk do të kishte ndodhur, pa asnjë dyshim”. Në një intervistë për “Sky”, trajneri shtoi: “Ajo është arsyeja pse kam ruajtur qetësinë, besimin dhe energjinë për të arritur atë që kemi arritur”. Familja shpesh gjen qetësi në Portals Nous të Mallorca, larg presionit të Londrës.

Teilen: