Thursday, 19. February 2026
Futboll

Arteta: Ishim nën standartet që duhen për të fituar një ndeshje në Premier dhe e paguam shtrenjtë

GS 19/02/2026 1 Min. Lesezeit

Një tjetër rezultat zhgënjyes për Arsenal, që barazoi 2-2 me Wolves në ndeshjen e radhës së Premier League. Një gol në minutën e 94-t nga vendasit prishin festën e “topçinjve”, që shpërdoruan një avantazh të dyfishtë.

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, duke folur për Sky Sports”, deklaroi: “Është e vështirë ta pranosh këtë rezultat, por në pjesën e dytë nuk performuam mirë në asnjë nivel apo aspekt të lojës tonë”.

“Ishim nën standardet që kërkohen për të fituar një ndeshje në Premier League dhe ne e paguam shumë shtrenjtë çmimin. Shumë gjëra që shkuan keq ishin njëra pas tjetrës. Është më mirë të mos e gjykojmë”, deklaroi Arteta.

Jemi të gjithë shumë të zhgënjyer nga ai gol dhe ky rezultat. Është një moment kur nuk performon dhe je në këtë nivel, ndaj edhe pritshmëritë janë aty ku janë. Duhet ta pranosh goditjen, sepse gjithashtu, ne e meritojmë“, tha Arteta.

Teilen: