Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka bërë thirrje që merkatoja e transferimeve në Arabinë Saudite të mbyllet në të njëjtën datë me atë të Europës, por refuzoi të përjashtojë shitjen e lojtarëve të skuadrës së tij përtej 1 shtatorit.
Në Europë ajo mbyllet në 1 shtator, ndërsa në Arabi, në 20 shtator: “Tani Arabia është një rivale dhe mendoj se duhet të ndryshojnë datat. Mendoj se duhet të mbyllet në të njëjtën ditë me merkaton në Europë. Ata janë një kampionat rival tashmë që sjell mundësi të tjera për të vendosur për lojtarët, trajnerët dhe njerëzit e tjerë që punojnë në këtë industri. Ne do të refuzojmë në parim çdo ofertë pas 1 shtatorit, por kjo është diçka që e vendos klubi”.
PANORAMASPORT.AL