• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arteta: Kënaqësi të shohësh këtë Arsenal

24/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arsenal ka rimarr kreun e renditjes në Premier League, tri pikë më shumë se Liverpool dhe 4 më shumë se Manchester City. 

Londinezët shpartalluan 5:0 Chelsea në derbin, në një ndeshje të përkryer, duke kaluar kuotën e 100 golave këtë sezon në të gjitha veprimtaritë. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, i kënaqur nga paraqitja dhe rezultati.

“Jam i kënaqur me fitoren dhe numrin e rasteve e golave që shënuam. Gjithashtu, fitorja kaq e thellë dhe pa pësuar gol tregon qëndrueshmërinë e kësaj skuadre.

Duhej të ishim më të disiplinuar në pjesën e dytë për të bërë gjërat e duhura dhe krijuam shumë raste dhe e mbrojtëm zonën tonë shumë më mirë. I përgëzova lojtarët që i bënë të lumtur tifozët tanë në një derbi të madh të Londrës dhe ishte një gëzim t’i shikoja ata duke luajtur.

Tani është radha e Tottenham. Lojtarët e mi e dinë se për çfarë po luajmë. Ata janë shumë të emocionuar dhe janë gati në këtë sfidë. Edhe lojtarët që nuk kanë luajtur shumë kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe kjo e mban ekipin të bashkuar”, u shpreh Arteta.

Next Post

Mundësi të reja për tifozët kuqezi, UEFA hedh në shitje bileta të tjera për Europianin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.