• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, January 16, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arteta “kërcënon” Liverpoolin

03/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arsenal-Liverpool është supersfida e javës së 23-të së Premier League angleze.

Dy gjigantët e futbollit të ishullit do të përballen të dielën në 17:30 në “Emirates Stadium”.

Në një takim që do të përcaktojë se cila nga skuadrat do të rivalizojë Manchester City për titullin kampion.

Në prag të duelit me kryesuesit e Liverpoolit, trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta, u shfaq besimplotë se skuadra e tij do të marrë një rezultat pozitiv.

“Në takimet e fundit ndaj Liverpoolit, ne kemi dominuar çdo aspekt, por na ka munguar saktësia para portës. Duhet të shfaqemi më të saktë dhe efikas. Jam shumë i emocionuar.

Është gjithmonë një ndjenjë e bukur që të përgatitësh një ndeshje ndaj Liverpoolit. Ata janë një skuadër e shkëlqyer dhe që përpiqen të dominojnë. Avantazhi ynë është që luajmë në shtëpi, do të kemi mbështetjen e tifozëve”.

Më pas, trajneri spanjoll i Arsenalit foli për hapat fals të ekipit të tij këtë sezon që e kanë penalizuar në ruajtjen e vazhdimësisë.

“Sigurisht që kemi bërë gabime këtë sezon. Por, e kemi treguar që mund t’i fitojmë ndeshjet e mëdha. Ne mundëm Manchester Cityn në Emirates. Çdo skuadër e ka të vështirë këtu”.

Arsenal-Liverpool do të nisë të dielën në 17:30.

Next Post

Akil Gjakova stoliset me medalje të bronztë nga Grand Slami në Paris

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.