• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arteta me fjalë të mëdha për Luis Enrique para ndeshjes në CHL

28/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, do të përballet me një nga figurat më me ndikim në karrierën dhe jetën e tij futbollistike, teksa “Topçinjtë” sfidojnë Paris Saint-Germainin e Luis Enrique në gjysmëfinalen e Champions League. 

Ndeshja e parë e këtij dueli të zjarrtë do të zhvillohet të martën në “Emirates Stadium”, ku Arteta synon ta udhëheqë Arsenal drejt finales së dytë në historinë e klubit në Champions.

Në rrugëtimin drejt këtij suksesi, përballë i del një mik i ngushtë dhe mentor i hershëm. Luis Enrique, asokohe një prej yjeve të Barcelonës, pati ndikim të madh në hapat e parë të Artetës si futbollist në “Camp Nou”, një periudhë që ndihmoi në formimin e filozofisë së tij si trajner.

“Ka qenë gjithmonë shumë mbështetës me lojtarët e rinj. Ishte një nga figurat më të rëndësishme të ekipit. Kam kujtime shumë të mira për të”, ka theksuar Arteta. “Ajo që admiroj te ai është fakti se, kudo që ka qenë, si lojtar apo trajner, e ka lënë vulën e tij. E ndjen që është skuadra e tij nga mënyra si luajnë, si sillen në fushë dhe si kërkojnë të dominojnë”.

Duke folur për karakterin e Luis Enrique, Arteta ka thënë se e vlerëson ndershmërinë e tij. “Admiroj ndershmërinë e tij. Ai të shikon në sy dhe të thotë atë që mendon. Në fund, lojtarët e vlerësojnë këtë”, ka theksuar tekniku spanjoll. 

Trajneri i Arsenal ka thënë se ka mësuar shumë nga trajneri aktual i PSG. “Ka një personalitet të jashtëzakonshëm, karakter të fortë dhe energji të madhe. Kam mësuar shumë nga ai. Për mua, është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe dikush që më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. E respektoj maksimalisht si njeri dhe si profesionist”, ka thënë ai. 

Next Post

Mediat spanjolle japin lajmin e bujshëm: Ançeloti gjeti akordin me Brazilin, pritet firma. Ja kur nis punën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.