• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arteta me sytë nga merkato: Dëmtimet e shumta po na penalizojnë

06/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mungesa e Bukayo Saka te skuadra e Arsenalit po ndihet shumë, pasi ekipi nuk po arrin të shkëlqejë pa sulmuesin e ri anglez. Duke folur për këtë çështje, trajneri Mikel Arteta tha: “Nuk mund të mbështetesh vetëm te një lojtar”.

“Na mungonin disa elementë dhe kjo është normale sepse rrjedhshmëria që kemi në disa zona me lojtarët që kemi nuk është definitivisht e njëjta gjë. Është diçka që mund ta bëjmë shumë më mirë dhe kjo varet nga ne”, tha trajneri spanjoll.

Duke folur për dëmtimet në ekip, Arteta shtoi: “Kai Havertz u përpoq të luante, por nuk ishte në gjendje. Edhe Martin Odegaard nuk u stërvit dhe bëri çmos për të qenë në këtë ndeshje. Dëmtimet ndikojnë”.

Më tej, duke folur për përforcimet e mundshme në merkato, tha: “Natyrisht që nuk mund të marrim një vendim bazuar në një paraqitje të vetme, në një ditë të vetme, ku ka shumë rrethana. Jo vetëm me lojtarët që mungonin. Shpresojmë të jemi në një pozicion më të mirë të martën, të shohim”.

 

 

Next Post

Liverpool sheh “djajtë”/ Derbi i Anglisë mbyllet 2-2, pas një dueli për “infarkt”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.