• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arteta me “sytë” nga Spanja: Në të ardhmen mendoj rikthimin në La Liga

17/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prej tre sezonesh tashmë është në krye të “Topçinjve” të Arsenal, teksa ka arritur t’i rikthejë këta të fundit në majat e futbollit anglez dhe atij evropian, ku për të dytin vit radhazi po rivalizojnë siç duhet “Qytetarët” e Manchester City, për trofeun e Premier League, ndërsa në Champions arritën fazën çerekfinale të këtij sezoni.

Mirëpo duket se për teknikun Mikel Arteta e ardhmja nuk “flet” gjuhën angleze, me vetë spanjollin që ka deklaruar së fundmi se një ditë kërkon të rikthehet në Spanjë, vendlindjen e tij dhe të trajnojë në LaLiga, megjithatë, për momentin theksoi se fokusi i tij kryesor mbetet projekti i nisur me “Topçinjtë”.

“Gjithmonë kam menduar se një ditë do të kthehem sepse toka ime më tërheq shumë, ashtu si mënyra jonë e të jetuarit, e të qenurit bashkë, kultura jonë. Kjo do të thotë se e kam gjithmonë në kokën time, por jam i lumtur në Angli për shkak të mënyrës se si më trajtojnë dhe më pëlqen shumë puna ime. Mendoj se një ditë do të vijë koha për t’u kthyer, nuk do të iki gjithë jetën”,- u shpreh spanjolli.

Ndër të tjera, Arteta shtoi se për të fituar titullin kampion në këtë sezon me Arsenal, do të duhet të ndodhë një magji pasi asgjë nuk varet më nga të besuarit e tij me Manchester City që në rast se e fiton ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj West Ham, do të shpallej kampion për të katërtin sezon radhazi.

“Duhet vetëm të presim magjinë, duhet të bëjmë pjesën tonë dhe tashmë e dimë se çfarë të bëjmë. Do të jetë një ditë e bukur ku do ta përjetojmë kampionatin, deri në fund. Do të jetë hera e parë që Premier League do të jetë aty duke pritur në Emirates që kur është ndërtuar, me shirita në ngjyrat e fanellës sonë. Nëse ne fitojmë dhe ata nuk fitojnë, ne do të jemi kampionë”,- tha ndër të tjerë “numri 1” i pankinës së Arsenal. /i.m /abcnews.al

Next Post

“Sirena” angleze për Vlahovic, në Premier League e kërkojnë për 90 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.