Tuesday, 27. January 2026
Sport

Arteta nuk jep garanci për merkaton: Kemi mungesë lojtarësh

GS 28/12/2023 2 Min. Lesezeit

Mikel Arteta ka përsëritur se Arsenali ka me të vërtetë shumë pak lojtarë përpara merkatos së janarit, por nuk ka garantuar se do të ketë afrime muajin e ardhshëm.

ARTETA

Mbrojtja është reparti ku “topçinjtë” po mendojnë të ndërhyjnë për shkak të emergjencës së numrave prej dëmtimeve, ndërsa u përballën me lëndimet e Timberit dhe Tomijasut. Por përpara ndeshjes së sotme me Uest Hemin, trajneri spanjoll njoftoi se Tomijasu dhe Partej, i cili gjithashtu është aktivizuar në rolin e mbrojtësit të djathtë këtë sezon, kanë një shans për t’u rikthyer para turneve të tyre përkatëse ndërkombëtare, Kupës së Azisë dhe Kupës së Afrikës:

“Ata nuk janë stërvitur ende me ekipin, kështu që janë ende shumë larg kësaj, por shpresojmë se mund të evoluojnë në mënyrën e duhur”. Kur u pyet nëse Arsenali mund të përballojë të humbasë më shumë lojtarë për shkak të shitjeve, ai tha: “Për momentin është shumë e vështirë. Ne kemi kontingjent të vogël, kemi pozicione që kemi qenë shumë të ekspozuar në 6 javët e fundit”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: