• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arteta: Rregulli i kartonit të kuq duhet ndryshuar

22/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arsenali do të vazhdojë të monitorojë gjendjen fizike të Bukajo Sakës përpara ndeshjes së tyre në Ligën e Kampioneve me Shahtjor Donjeckun sonte mbrëma. Saka u tërhoq nga skuadra e Anglisë gjatë pushimit ndërkombëtar në fillim të këtij muaji me frikën e një tërheqjeje muskulore në muskujt e pasëm të kofshës dhe sulmuesi mungoi në humbjen 2-0 të “Topçinjve” në Bornmëth.

Duke folur në konferencën për shtyp të së hënës, menaxheri Mikel Arteta u pyet për ecurinë e bërë deri tani nga kapiteni Martin Odegard, i cili u dëmtua në kavilje gjatë detyrës së tij me kombëtaren e Norvegjisë dhe Sakën. “Ata janë më pranë,” tha ai. “Të dy po përparojnë mirë. Martin nuk është në formë. Me Bukajon le të shohim se si do të jetë ai në seancën stërvitore më vonë”.

Në lidhje me disponueshmërinë e Jurrien Timberit këtë javë, Arteta shtoi: “Unë mendoj se do të jetë pranë. Do të duhet të shohim se si ai do të trajtojë stërvitjen me të gjithë grupin, sepse ai nuk është stërvitur ende me ta”. Uilliam Saliba u bë në fundjavë lojtari i tretë këtë sezon që e lë Arsenalin me 10 vetë, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Bornmëthit. Por tekniku spanjoll tha se klubi nuk e ka vendosur ende nëse do ta apelojë kartonin që do ta privojë mbrojtësin francez nga tre ndeshjet e ardhshme të Arsenalit, ose jo, ndërsa tha se kartonët e kuq duhen zhdukur:

“Të luash me 10 vetë sigurisht që është një problem.

Kur ju analizoni tre veprimet e ndryshme dhe rezultatet është shumë e ndryshme. Ne nuk mund të vazhdojmë që të luajmë me 10 vetë.

Detyra bëhet pothuajse e pamundur. Ne duhet ta zhdukim këtë rregullin e kartonit të kuq. Mendoj se ajo që ka ndodhur në tre rastet tona me kartonët e kuq këtë sezon nuk ka asgjë të bëjë me agresionin sipas mendimit tim. Ne duam që të jemi konkurrues. Është e shkëlqyer”.

Pastaj Arteta u ndal të komentonte rivalin e sotëm në Champions: “Ne duhet të rinisemi pas humbjes me Bornmëthin. Dëshira është atje. Ne mezi po e presim të luajmë këtë lloj ndeshjeje. Atmosfera do të jetë e mrekullueshme nesër (sot) mbrëma, kështu që le ta prodhojmë atë atmosferë dhe të fitojmë të drejtën për të fituar ndeshjen.

Duke parë edhe situatën e Ukrainës do t’i mirëpresim ata në mënyrën më të mirë të mundshme. Shahtjori e ka përdorur futbollin gjatë kësaj periudhe në një mënyrë të shkëlqyer”.

Next Post

LIVE LIGA E KAMPIONEVE/ Befasohet Milani, Bryzhi me 10 lojtarë barazon shifrat. Mësoni rezultatet në kohë reale (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.