• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arteta synon transferimin e yllit të Barcelonës

27/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arsenali interesohet për Eric Garcian

Arsenali raportohet se ka shprehur interesim për Eric Garcian.

“Topçinjtë” humbën përforcimin e verës, Jurrien Timber, i cili pësoi një lëndim të rëndë në gju në ndeshjen hapëse të sezonit, teksa së fundmi huazuan Kieran Tierneyn te Real Sociedadi.

Kësisoj, Arsenali besohet se po synon që të nënshkruajë me një mbrojtës dhe sipas “Mundo Deportivo”, Garcia është në listë.

22-vjeçari është pjesë e Barcelonës nga vera e vitit 2021, por ende nuk ka arritur që të dëshmohet – andaj klubi mund të lejojë largimin e tij. Mendohet se londinezët synojnë huazimin e tij.

Garcia ishte në Manchester City në kohën kur Mikel Arteta ishte ndihmëstrajner i Pep Guardiolas, kështu që trajneri spanjoll do të dijë saktësisht pikat e forta dhe të dobëta që ka mbrojtësi në lojën e tij.

Megjithatë, qendërmbrojtësi nuk pati përvojë të mirë në Angli dhe kjo ndoshta mund të jetë pengesë për rikthimin e tij në Premierligë.

Për Eric Garcian interesim ka shprehur edhe Girona.

Next Post

Formacionet zyrtare: Villarreal – Barcelona

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.