Zlatan Ibrahimovviç që nga vera e shkuar ka marrë statusin e ish-futbollistit, pasi suedezi me orgjinë boshnjake është pensionuar. Së fundmi ai iu përgjigj disa pyetjeve në intervistën e dhënë për “Gazzetta dello Sport”.
Njëra prej tyre kishte të bënte me lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur në karrierën e tij dhe intervista e tij është shoqëruar me interes të madh publik. Zlatan është veçanërisht aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh tregon seancat e tij stërvitore.
Tani Ibra është duke u stërvitur në palestër duke treguar forcë dhe fleksibilitet të lakmueshëm fizik. “Arti i forcës dhe kontrollit”, shkroi qendërsulmuesi i famshëm në “Instagram”. Në karrierën e tij, Ibrahimoviç luajti për Malmo, Ajaks, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Mançester Junajtid dhe LA Galaksi dhe shënoi 62 gola në 122 ndeshje për Suedinë.
PANORAMASPORT.AL