Sunday, 29. November 2026
Sport

As në vitet më të errëta nuk ndodhte kjo, Pochettino barazon rekordin e turpshëm te Man Utd

GS 29/11/2026 2 Min. Lesezeit

Mauricio Pochettino ka barazuar një rekord negativ që i ka rezistuar plot 96 vjetëve, vetëm në ndeshjen e tij të dytë në krye të Manchester Unitedit.

Trajneri argjentinas mori drejtimin e “Djajve të Kuq” në fillim të këtij muaji, duke zëvendësuar Michael Carrickun, me misionin për ta nxjerrë skuadrën nga kriza e rezultateve.

Pochettino trashëgoi një ekip që ndodhej në zonën e rënies nga Liga Premier, ndërsa situata u përkeqësua edhe më shumë pas humbjes së rëndë 4-0 ndaj Liverpoolit.

Shpresa për një reagim të menjëhershëm u shuan edhe në përballjen me Brentfordin, ku Manchester United pësoi humbje 3-0, pasi Callum Wilson shënoi dy herë që në pjesën e parë.

Por, përtej rezultatit zhgënjyes, statistika që e bën edhe më alarmante situatën e klubit është ajo e mbrojtjes.

Sipas të dhënave të Optas, për herë të parë që nga sezoni 1930/31, Manchester United nuk ka arritur të mbajë portën e paprekur në asnjërën prej 12 ndeshjeve të para të kampionatit.

“Djajtë e Kuq” kanë pësuar gjithsej 25 gola, shifër që tejkalohet vetëm nga Crystal Palace, me 27 gola të pranuar.

Kjo tregon përmasat e problemeve në repartin defensiv, të cilat Pochettino ende nuk ka arritur t’i zgjidhë, pavarësisht ardhjes së tij në “Old Trafford”.

Me vetëm tetë pikë në tabelë dhe në vendin e parafundit, Manchester United rrezikon të përfshihet në një luftë të gjatë për mbijetesë, nëse nuk arrin ta përmirësojë dukshëm lojën në mbrojtje.

Sfida e radhës për skuadrën e Pochettinos është udhëtimi te Newcastle United, para se të përballet me Coventry Cityn në një tjetër ndeshje me rëndësi të madhe për fatin e sezonit.

⚽
Premier LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: