Një ditë pas finales së madhe në Champions League, ku PSG mposhti Arsenalin 4-3 nga pika e bardhë e penalltisë, pasi koha e rregullt u mbyll 1-1, është publikuar edhe formacioni më i mirë i këtij sezoni.
Grupi i Vëzhguesve Teknikë të UEFA-s ka zgjedhur 11-shen më të mirë të këtij sezoni, ku sigurisht dominojnë dy ekipet finaliste PSG dhe Arsenal.
Porta i është besuar David Raya. Mbrojtja përbehet nga Nuno Mendes, Gabriel, Marquinhos dhe Marcos Llorente. Mesfusha përbehet nga Khvicha Kvaratskhelia, i cili po ashtu është zgjedhur si Lojtari më i Mirë i këtij sezoni, emra të tjerë janë Vitinha, Declan Rice dhe Michael Olise.
Dyshja e sulmit është Harry Kane dhe Ousmane Dembele. Ekipe si Barcelona dhe Real Madrid nuk kanë asnjë lojtar në formacion. Megjithatë, te Real Madrid mund të ngushëllohen me faktin që Arda Guler është zgjedhur si Lojtari i Ri më i Mirë i sezonit.
