• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

As PSG e as Reali, Superkompjuteri shpall kampion të Botërorit të Klubeve skuadrën surprizë europiane

10/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një superkompjuter i drejtuar nga BoyleSports ka simuluar 10,000 herë ndeshjet e turneut të ri të Kupës së Botës për Klube dhe parashikimet janë befasuese: Chelsea eliminohet në 1/8 e finales, ndërsa Benfica arrin në finale si një surprizë e madhe.

Turneu i riformatuar me 32 skuadra, që do të zhvillohet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, nis më 15 qershor. Pavarësisht se është favorit për të kryesuar grupin e tij që përfshin ES Tunis, Flamengo dhe Los Angeles FC, Chelsea, sipas simulimeve, do të renditet i dyti, pas ekipit tunizian.

Ky rezultat do ta përballë skuadrën e Enzo Maresca-s me Benficën, që pritet të dalë e para në një grup të fortë me Bayern Munich, Boca Juniors dhe Auckland City. Dhe sipas superkompjuterit, Chelsea do të mposhtet 3-1 nga gjigantët portugezë, duke përfunduar udhëtimin e tyre që në fazën e parë me eliminim direkt.

Manchester City, nga ana tjetër, nuk pritet ta ketë një nisje perfekte dhe do të renditet i dyti në grupin e tij me Juventusin, Al-Ain dhe Wydad Casablanca. Por kampionët e Evropës do të shpërthejnë në fazat me eliminim direkt, duke mposhtur Real Madridin, Interin dhe sërish Juventusin për të siguruar një vend në finale.

Sipas superkompjuterit, finalja që do të luhet më 13 korrik në New Jersey do të jetë mes Manchester City dhe Benficës, dhe pikërisht skuadra portugeze do të krijojë një tjetër surprizë, duke mposhtur Cityn 2-1 dhe fituar trofeun prestigjioz.

Next Post

Rama thotë se janë në negociata për organizimin “Globe Soccer Awards”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.