Pavarësisht se është shtyrë zyrtarizimi i rikthimit të Jose Mourinho te Real Madrid, për shkak të zgjedhjeve për postin e presidentit, portugezi ka filluar që tani me listën e përforcimeve që ka kërkuar për këtë verë.
Edhe pse është përfolur shumë për emra si Rodri apo Nico Williams, Mourinho preferon një tjetër spanjoll për formacionin e tij, bën të ditur Defensa Central.
“The Special One” ka kërkuar transferimin e Daniel Munoz, i dalë nga akademia e Real Madridit dhe që ka shkëlqyer në sezonin e fundit tek Osasuna.
“Ai i kujton Di Maria-n dhe Mourinho e sheh atë si një lojtar punëtor, që mund ta përdorë atë si një element që ndryshon lojën, gjë që Luis De La Fuente do të bëjë me ekipin kombëtar spanjoll”, thuhet në raportimin e Defensa Central.