Wednesday, 26. August 2026
Sport

Asani i papërmbajtshëm, shënon tjetër gol në Championsin aziatik

GS 27/11/2024 1 Min. Lesezeit

Jasir Asani ka shënuar një tjetër gol në Championsin aziatik, duke i dhuruar një tjetër trepikësh skuadrës së tij Gwangju.

Pas golit të shënuar ndaj Shanghai Shenhua, Asani u shpreh i lumtur që ndihmoi skuadrën për marrjen e 3 pikëve.

Unë i thash trajnerit se nëse hyj në fushë, unë do të shënoj me prekjen e parë. E thashë këtë sepse e parandieja. Dëshiroj të shënoj më shumë që të ndihmoj ekipin të marrë 3 pikët në çdo përballje “, theksoi Asani.

Asani është golashënuesi më i mirë i Championsit në Azi me 7 gola të shënuar, ndërsa skuadra e tij pozicionohet në vendin e dytë.

Teilen: