• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, December 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Asani jashtë dhe rikthimi i Dakut, ja si ndryshon Shqipëria me Ukrainën

18/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jasir Asani ishte lojtari i vetëm që shqetësoi Kombëtaren në barazimin me Çekinë. Në minutën e 27-të anësori kërkoi ndihmën e stafit mjekësor, ndërsa më pas dhe u zëvendësua nga Seferi sepse nuk mund të vazhdonte.

Duke qenë se sfida është nesër, mundësitë duken të pamundura për një rikuperim në kohë. Një gjendje shqetësuese për Silvinjon, i cili Asanin e kishte titullar të padiskutueshëm. 29- vjeçari mesa duket ka pësuar një kontraktim të fortë e cila mund të jetë në kufijtë e një tërheqjeje të lehtë dhe diçka e tillë e pengon për të qenë gati në ndeshjen e dytë.

Ndërkohë në vendin e tij pritet të jetë Taulant Seferi, por në atë pozicion mund të luajë shumë mirë edhe Arbnor Muja apo Ernest Muçi, pa përjashtuar këtu spostimin e Nedim Bajramit në atë krah dhe inkuadrimin nga minuta e parë e Arbër Hoxhës.

Megjithatë, gjithçka është në mendjen e Silvinjos i cili do të ketë një alternativë më shumë edhe për majën e sulmit. Nga pezullimi rikthehet Mirlind Daku i cili mund të projeksionohet titullar me Ukrainën, duke qenë se Tuci shpenzoi shumë energji dhe në pjesën e dytë kërkoi zëvendësim për shkak të lodhjes. Kujtojmë që edhe në konferencën përpara medias, sulmuesi pranoi se kishte edhe disa shqetësime të vogla.

Stërvitja

Skuadra zhvilloi paraditen e djeshme një seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Çekisë dhe ata që luajtën pak minuta, zhvilluan një seancë të plotë e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatave të ndryshme të lojës.

Ndërkohë titullarët punuan në palestër dhe fizioterapi. Por, kishte edhe nga ata të cilët bënë edhe disa vrapime shumë të lehta në fushë.

Image

Formacion


Next Post

Platini: Jam kundër VAR-it, heq debatet mes tifozëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.