Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani sërish është treguar vendimtar për skuadrën e tij, Gwangju në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Të martën, Gwangju ka luajtur ndaj ekipit nga Japonia, Kaëasaki Frontale në udhëtim, të cilin e ka mposhtur me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm për Gwangjun në këtë përballje e ka shënuar Jasir Asani, i cili para dy javësh realizoi “hat-trick” në fitoren 7:3 të ekipit nga Koreja e Jugut ndaj Yokohama Marinos.
Në ndeshjen e xhiros së dytë, Asani ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 83-të të ndeshjes kurse golin e realizoi në minutën e 21-të nga penalltia.
Aktualisht, Asani ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 1 asistim në dy paraqitje në Ligën e Kampionëve të Azisë, ndërsa ka edhe dy gola të tjerë të realizuar në kampionat në 9 ndeshje të luajtura.
Me dy fitore në po aq ndeshje të luajtura në Championsin e Azisë, skuadra e Asanit i prinë grupit me 6 pikë të grumbulluara.