Wednesday, 26. August 2026
Sport

Asani vazhdon me gola në Championsin e Azisë

GS 27/11/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani duket se nuk ka të ndalur në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Asani ishte protagonisti kryesor i fitores së radhës të ekipit nga Koreja e Jugut, Gwangju në këtë garë.

Gwangju, të mërkurën mposhti ekipin nga Kina, Shanghai Shenhua me rezultatin minimal 1:0, falë golit të Asanit.

Asani u inkuadrua në lojë në minutën e 57-të, ndërsa golin e shënoi në minutën e 58-të për triumfin e radhës të ekipit jug-korean.

Për Gwangjun, kjo është fitorja e katërt në pesë ndeshje të luajtura në Championsin e Azisë, ku zë vendin e dytë në tabelë me 12 pikë të mbledhura.

Ndërkohë, Asani ka shënuar golin e tij të shtatë në pesë ndeshje të luajtura në këtë garë, në të cilën e ka edhe një asistim.

Teilen: