Tuesday, 26. May 2026
Sport

Asani vazhdon me gola në Ligën e Kampionëve

GS 22/10/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani nuk po ka të ndalur në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Asani, të martën ka realizuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij, Gëangju ndaj ekipit nga Malajzia, Johor me rezultatin 3:1.

Në fakt, Asani ishte më i merituari në këtë triumf të ekipit nga Koreja e Jugut që ka shënuar tri fitore në po aq ndeshje të luajtura këtë sezon në Championsin e Azisë.

Sulmuesi i krahut ishte i pazëvendësueshëm te Gëangju dhe dy golat i realizoi brenda tre minutave.

Fillimisht, në minutën e tretë, Asani e zhbllokoi rezultatin kurse në minutën e gjashtë e dyfishoi epërsinë për ekipin nga Koreja e Jugut.

29-vjeçari ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 1 asistim në tri ndeshje të luajtura deri më tani në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Teilen: