Ylli i Mançester Sitit, Kajl Uoker e ka shmangur një dëmtim të rëndë pasi u dëmtua me Anglinë në humbjen e tyre miqësore 1-0 kundër Brazilit të shtunën.
33-vjeçari ishte kapiten i “tre luanëve” në “Uembli”, por u detyrua të largohej pas 20 minutash në ndeshjen kundër “seleçaos”. Mbrojtësi i djathtë vijoi të luante pas trajtimit të mjekëve, por u zëvendësua pas disa minutash nga Ezri Konsa i Aston Vilës. Ai kapi me dorë muskujt e pasëm të kofshës së majtë, duke alarmuar Pep Guardiolën, përpara ndeshjes për kreun e Premier Ligës kundër Arsenalit të dielën.
“Qytetarët” vijnë në këtë përballje -1 pikë nga kryesuesit e Artetës, ndërsa në garën për titull lufton edhe Liverpuli. Por “Sky Sports” mësoi se Uoker nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz dhe ai do të vlerësohet përpara ndeshjes kundër Arsenalit.
PANORAMASPORT.AL