• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Asi nën mëngë i Inzagit, Fratezi: Synoj ta vë në vështirësi trajnerin, mund të luaj edhe me Barelën

14/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi këmbënguli për ta pasur në skuadër, por edhe pse nuk ka gjetur ende hapësirën që shpresonte, Davide Fratezit nuk i mungon besimi i klubit.

frattesi.inter.2024.1400x840

Mesfushori konsiderohet si e ardhmja e Italisë dhe këtë nuk ka ngurruar ta tregojë në sfidën ndaj Ukrainës, kur udhëhoqi “axurrët” drejt fitores me dopietën e tij. Jo vetëm kaq, pasi italianët dhe zikaltrit shijuan një paraqitje fantastike të 23-vjeçarit me rikuperime, depërtime e sulmim hapësirash, një ndeshje praktikisht perfektë. I aktivizuar së bashku me Barelën, Fratezi tregoi se mund të jetë “mushkëria” tjetër e kombëtares dhe Interit, krahas të konfirmuarit Nikolo dhe tashmë Simone Inzagi po fërkon duart.

Me vetëm dy ditë nga derbi dhe me një kalendar të ngjeshur përpara, trajneri do u besojë rrotacioneve dhe sigurisht që mbi të gjithë do të jetë Davide, për të cilin i kanë paguar në total 33 milionë euro Sasuolos. Nga ana tjetër, në intervistën për “Sportmediaset” numri 16 i zikaltërve nuk e ka fshehur dëshirën për të qenë titullar dhe për t’ia vështirësuar punën trajnerit, mbi të gjitha në prag të derbit.

DREJT DERBIT – “Ndihem mirë, jam në formën e duhur edhe pse e di që duhet të përmirësohem edhe më. Jam shumë i lumtur për golat e shënuar, por mbi të gjitha për faktin që na ndihmuan për të shkuar te fitorja shumë e nevojshme. Ishte një emocion shumë i madh për mua dhe do të shijoj në maksimum ndjesinë që kam tani. Do të rikthehem për pak ditë në “San Siro” ku gjeta dopietën time për një ndeshje që mezi e presim. Java nisi në mënyrën e duhur dhe unë dua ta mbyll në të njëjtën mënyrë. Do të mbërrijmë në derbi me shumë energji dhe me objektiva të qartë”.

BARELA DHE INZAGI – “Unë luajta së bashku me Barelën dhe po, sigurisht që mund të aktivizohemi njëkohësisht, duhet vetëm të gjendet ekuilibrat e duhur. Kemi më shumë detyra sulmuese. Kjo na lë edhe më të lirë të gjejmë hapësirat e duhura, pa harruar edhe fazën mbrojtëse. Objektivi im të vë në vështirësi Inzagin? Sigurisht, pastaj është trajneri ai që vendos. E di që nuk jam akoma në nivelin e titullarëve, por kjo më motivon dhe më ngjall dëshirën për të punuar akoma më shumë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Jo vetëm Verratti, një tjetër “yll” i PSG transferohet në Katar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.