Tuesday, 17. February 2026
Sport

Asistenti i Erik ten Hag rrëfen për marrëdhënien e holandezit me CR7-ën: Stërvitjet u kthyen në sesione konfrontimesh!

GS 17/02/2026 1 Min. Lesezeit

Asistenti i Erik ten Hag, Steve McClaren, ka konfirmuar në podcast-in “The Good, The Bad and The Football” se marrëdhënie mes Cristiano Ronaldo-s dhe trajnerit holandez ishte me të vërtetë e keqe. Sipas tij gjithçka lindi nga mosbindja e portugezit, i cili nuk preferonte që të ndihmonte ekipin në fazën mbrojtëse.

“Gjatë stërvitjeve jemi konfrontuar shpesh herë. Erik shpesh herë i tregonte Ronaldo-s se çfarë kërkonte prej tij. Unë madje i shkoja afër dhe i thoja: ‘Ronnie, Erik kërkon që të jesh i pari që ushtron presing. Duhet të bësh një sprint, mbase dhe një të dytë apo një të tretë. Kur të rifitojmë topin shko në mes të fushës dhe rikupero energjitë dhe prit që të të servirim. Kjo është detyra jote!’”, tregoi Steve McClaren.

Teilen: