Tuesday, 24. March 2026
Sport

Asistoi dhe shënoi golin e fitores ndaj Gjilanit, Arvanit Rexhaj e ka filluar shkëlqyeshëm aventurën e tij në Superligë

GS 03/09/2024 1 Min. Lesezeit

Arvanit Rexhaj është njëri ndër futbollistët me shumë potencial në futbollin kosovar.

19 vjeçari nga Prizreni e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në Superligën e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Golat e bukur, kontrolli i topit, duelet në ajër dhe pasimet e sakta kanë qenë disa nga veçoritë që e kanë dalluar edhe sa ishte në Ligën e Parë, por që tashmë të gjitha këto po dëshmohen edhe në nivelin elitar të futbollit tonë me skuadrën e Suharekës.

Ai ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e skuadrës së Shpëtim Duros ndaj Gjilanit në fundjavën që shkoi, duke realizuar një asistim dhe duke shënuar golin e tre pikëve në sekondat e fundit të ndeshjes.

Me këtë paraqitje, Rexhaj i ka treguar edhe njëherë vlerat e mëdha që ka dhe ka dhënë një sinjal të qartë për të ardhmen e ndritur që e pret.

/GazetaBlic Sport/ 

 

Teilen: