• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Asistoi në fitoren e Interit, Bastoni: Po shpenzojmë shumë energji

08/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Alesandro Bastoni ishte një nga lojtarët më të mirë në fitoren e Interit kundër Torinos, duke u shndërruar në një asistmen. Tashmë nuk ka dilema për cilësitë e tij në aspektin sulmues, por vetë lojtari thotë që ekipi duhet që të punojë më shumë në këtë aspekt.

Bastoni Inter

“Kemi pësuar shumë gola dhe ky është problemi kryesor që kemi. Duke luajtur kaq shumë ndeshje duhet që t’i mbyllim sa më shpejt në mënyrë që të kursejmë edhe energji. Duhet të punojmë për t’i përmirësuar këto momente që ‘fikemi’ në fushë dhe t’i sigurojmë fitoret shumë shpejt. Pësuam një penallti 5 minuta nga fundi dhe në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ne që nga sezoni i kaluar kemi mësuar që nuk duhet t’i nënvlerësojmë kundërshtarët”, ka thënë Bastoni. Ai u pyet edhe për ecurinë pozitive të Turamit.

“Duhet të pyesni atë se çfarë ka ndryshuar. Që sezonin e kaluar ne e kuptuam kualitetin e tij. Në këtë sezon është përmirësuar edhe në aspektin e finalizimit të aksioneve që vjet i mungoi disi. Jemi duke e shijuar një lojtar të jashtëzakonshëm”, përfundoi mbrojtësi italian.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​FFK dhe komuna e Gjakovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.