• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Askush si Ardian Ismajli/ Mbrojtësi dyfishon vlerën e kartonit në një vit

19/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare ka disa lojtarë të dalluar, por ai veçohet. Ardian Ismajli është futbollisti me rritjen më të madhe të vlerësimit nga të gjithë kuqezinjtë duke bërë një kërcim të fuqishëm vitin që sapo u mbyll.

Sipas agjencive të specializuara për statistikat dhe financat në futboll, kartoni I mbrojtësit sot vlen 6 milionë euro, rritje që ndodhi dhjetorin e kaluar.

Kjo do të thotë dyfishim brenda vitit, pasi në dhjetor 2023, Ismajli nga ana profesionale vlente 3 milionë euro.

Madje, rritja ka ndodhur që nga qershori, pra dyfishimi u arrit në vetëm 7 muaj.

Natyrisht, ka pasur arsye për këtë. Në fazën e parë të Serisë A, Ardian Ismajli ishte jo vetëm mbrojtësi më I mirë I Empolit, por edhe njëri nga më të mirët në kampionat, sidomos për dyluftime dhe largim të rrezikut nga porta e tij.

Në moshën 28-vjeçare mund të thuhet se e meriton të cilësohet lojtar I nivelit të lartë, siç e ka treguar në Itali dhe në kombëtare.

E gjithë kjo paraqitje shumë e mirë po vlerësohet jo vetëm me rritjen e vlerës virtuale së kartonit, por edhe me rritjen e interesimit të klubeve të ndryshëm në Itali apo jashtë saj.

Napoli cilësohet favorit për të siguruar mbrojtësin shqiptar sezonin e ardhshëm, por besohet interesim ka nga Lacio, e më herët nga Juventusi e Fiorentina.

/ abcnews.al

Next Post

Licencimet për sezonin 2025-26/ Departamenti Ligjor dhe i Licencimit në FSHF mbyll takimet me klubet e kryeqytetit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.