Tashmë mbarojnë cilësorët për ta përshkruar këtë Barcelonë, por që prej mbrëmjes së kaluar mund t’i shtohet edhe një: historike. Skuadra e Hansi Flick ka regjistruar nisjen më të mirë të sezonit në historinë e klubit në garat zyrtare: 7 fitore në 7 ndeshje mes La Liga-s dhe Champions League. E paprecedentë.
“Viktima e radhës” ishte Racing Santander, që zbriti në “Spotify Camp Nou” me një formacion alternativ, duke pësuar 7 gola. Pas më pak se 8 minutash, Barça ishte në avantazh. Joao Cancelo shfrytëzoi mundësinë dhe realizoi dy herë, megjithëse La Liga ia akordoi golin e dytë Villalibres si autogol pas devijimit.
Raphinha vazhdon startin fantastik: 11 gola dhe 3 asistime, pas një “hat-trick”, dy prej golave nga pika e bardhë. Lamine Yamal humbi një penallti, goditi shtyllën dhe pati një gol të anuluar për pozicion jashtë loje, përpara se të gjente më në fund rrjetën për të kompletuar goleadën. Gabriel Jesus gjithashtu tregoi klas.
Në anën negative mbeten 2 golat e pësuar, 7 gjithsej këtë sezon. Joan Garcia u zëvendësua në pushim për masë paraprake, ndërsa Szczesny pësoi pas një gabimi me topin në këmbë. Megjithatë, këto zbehen përballë 33 golave të shënuar, me një mesatare prej 4.7 për ndeshje.
James Bellamy (1929/30), Ljubisa Brocic (1960/61) dhe Ernesto Valverde (2018/19) kishin mbetur një hap larg. Flick është i pari që arrin 7 fitore në 7 ndeshjet e para. Të shtunën, Barça kërkon vazhdimin e serisë positive ndaj Sevilla në “Sánchez Pizjuán”.