Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

Asllani bind Interin, mesfushori shqiptar rinovon kontratën deri në vitin 2028

GS 16/09/2024 1 Min. Lesezeit

Interi njofton se mesfushori shqiptar Kristjan Asllani ka rinovuar kontratën me klubin zikaltër deri në vitin 2028.

“FC Internazionale Milano komunikon në kanalet e saj zyrtare se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Kristjan Asllani: mesfushori i lindur në vitin 2002 do të jetë me zikaltërit deri më 30 qershor 2028”.

Lojtari i lindur në vitin 2002 u ble nga Empoli për rreth 15 milionë euro: deri më tani ai ka bërë 64 paraqitje dhe ka shënuar një gol për zikaltërit.

Teilen: