• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Asllani: Calhanoglu, jashtë? Gati te marr regjinë, jam rritur shumë

20/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dy ndeshje të plota të luajtura me Shqipërinë, i gatshëm të marrë në dorë regjinë e lojës së Interit në mungesë të turkut Calhanoglu, tashmë i dëmtuar. Kristjan Asllani, i pyetur pas ndeshjes me Ukrainën nga Sportmediaset, nëse do të luajë titullar në ndeshjen e fundjavës me Interit, u përgjigj:

“Nëse Calhanoglu qëndron jashtë, në fakt nuk e di nëse do të jetë radha ime. Siç kam thënë gjithmonë, përpiqem të punoj shumë çdo ditë, çfarë vjen, vjen. Nëse ndihem gati? E ​​kam thënë gjithmonë, ndihem shumë i rritur, Kur më jepet mundësia, qoftë 20 minuta, përpiqem të përfitoj sa më shumë, në fund të fundit jam vetëm 22 vjeç.

Jam i lumtur sepse muajin e fundit nuk isha pothuajse kurrë në dispozicion për shkak të dëmtimit të gjurit. Mendova se nuk do të luaja në ndeshjen e parë me Shqipërinë, përkundrazi, unë luajta të dyja për 90 minuta. Unë kam qenë gjithmonë një lojtar që luan para mbrojtjes, e preferoj atë rol”.

Të shtunën Interi do të udhëtojë drejt Veronës: “Kampionati apo Liga e Kampionëve? Ne jemi Interi, objektivi është të fitojmë trofe. Ne duam ta fitojmë sërish Scudetton, por edhe të jemi protagonistë në Champions. Në Serinë ka ka shumë skuadra të forta dhe është e vështirë të konfirmohesh, por ne o stërvitemi shumë dhe kemi objektiva të qartë.”

Next Post

Vlahovic mungon ndaj Milanit, Motta duhet të improvizojë në sulm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.