Konyaspor është ekipi i parë finalist për Kupën e Turqisë.Në gjysmëfinalen e luajtur në Stamboll, mes Besiktas dhe Konyaspor, këta të fundit fituan 0-1 falë një penalltie të shndërruar në gol nga Enis Bardhi, në minutat e fundit të shtesës së pjesës së dytë.
Një ndërhyrje e gabuar e Junior Olaitan brenda zone dhe falë ndërhyrjes së VAR, arbitri dha penallti. Enis Bardhi me qetësinë që e karakterizon, dërgon topin në rrjetë dhe ekipin e tij në finale. SHIKOGOLIN
Kristjan Asllani luajti për 83 minuta në këtë takim, ndërsa Milot Rashica nuk ishte fare i grumbulluar. Ndërkohë që gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Genclerbirligi dhe Trabzonspor, e cila do të luhet më 13 maj.
Teilen: