Wednesday, 13. May 2026
Sport

Asllani do Championsin me Interin

GS 27/05/2025 1 Min. Lesezeit

Pas dështimit për t’u shpallur kampion i Italisë, mesfushori Kristjan Asllani ka thënë se synimi i Interit është triumfi në Ligën e Kampionëve.

Interi doli nënkampion në Serie A, ndërsa do të luaj në finalen e Championsit kundër Paris Saint-Germainit.

Finalja luhet të shtunën prej orës 21:00 në stadiumin “Allianz Arena” dhe kjo është mundësia e vetme e Interit për ta mbyllur sezonin me trofe.

Asllani ka thënë se tek Interi tashmë po mendojnë për Ligën e Kampionëve dhe dështimin në kampionat duan ta kompenzojnë me trofeun më prestigjioz të Evropës.

Mesfushori i Shqipërisë ka vlerësuar PSG-në, por ka shtuar se Interi për të arritur deri në finale ka eliminuar Bayern Munchenin dhe Barcelonën.

 

 

Teilen: