E ardhmja e mesfushorit Kristjan Asllani duket se është larg skuadrës së Interit.
Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Asllani do të largohet nga Interi, pasi drejtuesit e klubit italian kanë marrë vendim për shitjen e tij.
Mësohet se gjasat janë të mëdha që Asllani të nxirret në shitje gjatë janarit, pasi nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit në fillim të këtij sezoni.
22-vjeçari deri më tani ka regjistruar 6 paraqitje për Interin në të gjitha garat, ndërsa ka tërhequr interesimin e disa skuadrave nga Angli.
Asllani ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2028, ndërsa tek Interi u transferua në vitin 2022 nga Empoli për 12 milionë euro.
Me fanellën e Interit, Asllani ka fituar katër trofe kurse kartoni i vlerësohet mbi 20 milionë euro.