E ardhmja e mesfushorit të Shqipërisë Kristjan Asllani pas përfundimit të këtij sezoni nuk është e sigurt. Asllani aktualisht luan në Superligën turke me Beshkiktashin e Stambollit, ku është i huazuar nga Inter, pas huazimit te Torino për gjysmën e parë të sezonit.
E përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dell Sport” shkruan se nuk ka asnjë garanci që klubi turk do të aktivizojë opsionin e blerjes përfundimtare për 12 milionë euro. Gazeta e cilëson si jo pozitiv sezonin e mesfushorit shqiptar që Inter e mori nga Empoli dikur si Çalhanoglu i ardhshëm, por ai nuk arriti t’i rezistonte presionit.
Pas muajve te Torino ai kaloi te Beshiktash, por pati një debutim makthi, shkruan gazeta italiane, pasi u ndëshkua menjëherë me karton të kuq, vetëm shtatë minuta pas hyrjes në fushë kundër Konyasporit, çka i solli edhe pezullimin dy ndeshje.
Më pas, Asllani u bë titullar i skuadrës së Stambollit, por ka vetëm një asist në tetë ndeshje me paraqitje nën nivel, çka e bën të vështirë blerjen nga Beshiktash, ndërkohë që as kthimi tek Inter nuk jep garanci për qëndrimin atje edhe në të ardhmen.