• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Asllani e Kacurri, “valixhet gati”

09/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Janë dy lojtarë me valixhe në duar. Sidomos, i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare është fati i Kristian Asllanit, i cili duket është në udhëkryq në karrierë.

Në Itali ka kritika për mesfushorin kuqezi sidomos pas paraqitjes aspak të mirë në finalen e Superkupës, që Interi e humbi me përmbysje ndaj Milanit.

Asllani pati mundësi të artë kur Çalhanoglu u dëmtua dhe doli nga fusha që në minutën e 35-të I zëvendësuar nga shqiptari.

Gjithsesi, prova e tij u quajt e pamjaftueshme, duke u kritikuar se bëri disa gabime, në golin e parë dhe të tretë të kuqezinjve.

Po ashtu, paraqitja dhe personaliteti i tij në mesfushë u cilësuan si shumë poshtë nivelit të Çalhanoglusë dhe të asaj që kërkohet tek Interi.

Me gjasë, trajneri Inzagi dhe klubi mund të marrin vendim për ta huazuar, në mënyë që 22-vjeçari të ketë mundësi të luajë rregullisht dhe të fitojë besim, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që kartoni I tij të shitet, ndërsa ende është i vlerësuar lart.

Besohet se për Asllanin ka oferta deri në 20 milionë euro. Huazim edhe për mbrojtësin e ri të Shqipërisë U21, Maldin Kacurri.

Futbollisti I ri I Arsenalit padyshim që e ka të vështirë të marrë minuta të shumta tek “topçinjtë” dhe po mendohet që të jepet për disa kohë në një ekip tjetër.

Kjo mund të ndodhë që në janar, ndërsa në Angli besojnë se Kacurri ka mundësi të jetë një mbrojtës shumë i mirë për skuadrën londineze në të ardhmen..

Next Post

Napoli bëhet gati t’i japë lamtumirën Kvaratskhelias

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.