Wednesday, 19. August 2026
Sport

Asllani është i “tepërt” në Milano, Interi e dëshpëruar për ta larguar

GS 19/08/2026 1 Min. Lesezeit

Dy javë nga fundi i sesionit veror të merkatos Inter dhe Asllani janë përballë një problemi të madh.

Mesfushori shqiptar nuk është në planet e Cristian Chivu-t ndërsa drejtuesit e shoqërisë janë të shqetësuar pasi deri më tani ekipet që kanë shfaqur interes për shërbimet e tij vetëm sa janë informuar për situatën, por nuk kanë preferuar që të nisin tratativa të mirëfillta.

Sipas ekspertëve të merkatos për Inter-in kjo çështje duhet që të zgjidhet deri në fund të muajit duke e konsideruar shitjen e mesfuhsorit një prioritet. Ndryshe mund të thuhet për Benjamin Pavard dhe Yanis Massolin, të cilët edhe pse nuk grumbullohen nga Chivu për ndeshjet miqësore, mund të rifuten në grup nëse shitja e tyre nuk do të mund të finalizohet brenda këtij sesioni merkatoje. A.V.

Teilen: