Monday, 4. May 2026
Sport

Asllani flet pas debutimit te Torino

GS 01/09/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Kristjan Asllani është shprehur i lumtur me debutimin e tij te skuadra e Torinos.

Asllani ishte titular në barazimin e Torinos pa gola ndaj Fiorentinas, të dielën mbrëma, dhe u aktivizua deri në minutën e 80-të.

23-vjeçari javën e shkuar u transferua te Torino nga Interi dhe te skuadra e re pritet të ketë një rol të rëndësishëm në mesfushë.

“Mezi prisja të luaja me këtë fanellë dhe besimin e trajnerit do të përpiqem ta shpërblejë në çdo mënyrë. Kemi ekip të mirë dhe mund të shkojmë larg”, është shprehur Asllani.

Futbollisti i Shqipërisë, tha se ndihet krenar që te Torino do të ketë më shumë përgjegjësi sesa tek Interi.

 

Teilen: