Kristjan Asllani po kalon një moment pozitiv te Besiktas, ku po luan si i huazuar nga Inter. Pikërisht me këta të fundit duket se mesfushori elbasanas e ka mbyllur, pasi i ka pëlqyer atmosfera në Superligën turke.
Megjithatë, Besiktas do të presë. Klubi nga Stambolli dëshiron që të kompletojë shitjen e Ernest Muçit te Trabzonspor, gjë që pritet të ndodhë në verë. Kështu, “Shqiponjat” do të arkëtonin rreth 9 milionë euro, duke siguruar të ardhurat për transferimin e Kristjan Asllanit.
Ky i fundit mund të blihet rreth 10 milionë euro nga Inter, me klubin zikaltër që e ka “fshirë” nga lista që në verën e vitit 2025. Pritet të shihet nëse ky transferim i përhershëm do të ndohë, por shpresat e Asllanit “varen” te situata e Muçit.