Hoffenheim është rikthyer te fitorja, duke ftuar 2-4 në transfertën ndaj Heidenheim, në sfidën e vlefshme për javën e 25-të në Bundesligë. Ashtu siç ka ndodhur zakonisht këtë sezon, titullarë për Hoffenheim ishin tre yjet e Koaovës: Hajdari, Avudallahu dhe Asllani. Ky i fundit shkëlqeu me asist dhe gol.
Hoffenheim e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, falë dopietës së Alexander Prass, me asiste nga Fisnik Asllani dhe Andrej Kramaric. Pjesa e dytë nisi sërish me gol për miqtë, falë golit të Asllanit, i cili ndoqi aksionin deri në fund dhe pasi tentativa e parë nga shoku i skuadrës u ndal nga Diant Ramaj, portieri i Heidenheim, në tentativën e dytë, sulmuesi dardan e dërgoi topin në rrjetë.
Goli i katërt u shënua nga i sapofuturi në fushë Tim Lemperle. Për vendasit dopietë e Luca Kerber. Pas kësaj fitoreje, Hoffenhem mban vendin e tretë me 49 pikë, duke qenë në pozitë komode për një vend në Champions League.
Në sfidat e tjera, Leverkusen barazoi në transfertë 3-3 ndaj Freiburg. Leipzig fitoi në frymën e fundit 2-1 ndaj Augsburg. Mainz barazoi 2-2 ndaj Stuttgart, Hamburger fitoi 1-2 në transfertën ndaj Wolfsburg.