Saturday, 25. April 2026
Futboll

Asllani gol, Hajdari asist. Shqiptarët shkëlqejnë në fitoren e Hoffenheim në transfertën ndaj Hamburger (video)

GS 25/04/2026 1 Min. Lesezeit

Hoffenheim është riktheyr te fitorja pas katër javësh, duke fituar 1-2 në transfertën ndaj Hamburger. Tre shqiptarët e Kosovës e nisën takimin si zakonisht si titullar, dy prej tyre protagonist me gol dhe asist.

Sfida u zhbllokua në minutën e 18-të falë golit të Fisnik Asllanit, i cili gjeti rrjetën pas asistit të Coufal. Hambruger barazon shifrat në minutën e 34-të, nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fund të pjesës së parë ishte Lemperle që shënoi golin e avantazhit për Hoffenheim, pas asistit të Albian Hajdari. Shifrat nuk ndryshuan as në pjesën e dytë. Hoffenheim rikthehet te fitorja dhe aktualisht mban vendin e katërt me 57 pikë.

SHIKOGOLAT

Teilen: