Monday, 6. April 2026
Sport

Asllani i fokusuar te Hoffenheimi, nuk flet për Barçën

GS 06/04/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani është njëri prej dy objektivave të Barcelonës për repartin e sulmit në sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, sulmuesi i Hoffenheimit nuk ka dashur të flasë për spekulimet rreth të ardhmes së tij, duke thënë se është i fokusuar për të vazhduar me formën e mirë deri në fund të sezonit.

Asllani ka thënë se fokusi i tij mbetet Hoffenheimi, duke zbuluar se nuk po i interesojnë aspak lajmet që po qarkullojnë nëpër media për interesimin e skuadrave tjera, në këtë rast të Barcelonës.

Ai ka insistuar se në fund të sezonit do të shoh se çka do të ndodhë, duke mos dashur të flasë më shumë për këtë çështje.

23-vjeçari po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Bundesligë, ku në 27 paraqitje ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 7 asistime kurse në total ka 29 ndeshje, 10 gola të shënuar dhe 8 asistime.

Ai ka kontratë me Hoffenheimin deri në verën e vitit 2029 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 30 milionë eurosh për t’u larguar këtë verë.

Teilen: