Saturday, 9. May 2026
Sport

Asllani i vendosur të mbetet tek Interi

GS 31/07/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani është i vendosur të mbetet pjesë e Interit edhe për sezonin 2025/26.

Ekipi Italian e ka nxjerrë në shitje mesfushorin shqiptar, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Christian Chivu dhe për kartonin e tij po kërkon 20 milionë euro.

Asllani ka refuzuar kalimin në Spanjë te Real Betisi, ndërsa Fiorentina e Bologna nuk janë gati të ofrojnë mbi 15 milionë euro për kartonin e tij.

Kështu që, Asllani duket se nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Teilen: