• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Asllani: Italia shumë e fortë, duam të jemi në formë optimale në Evropian

04/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen miqësore ndaj Lihtenshtajnit.

Kuqezinjtë mposhtën Lihtenshtajnin me rezultat solid prej 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Llogarinë e golave e hapi Broja në minutën e 32’të të takimit gol i cili i dha epilogun pjesës së parë.

Jasir Asani realizoi një ‘perlë’ me një goditje të bukur nga gjuajtja e lirë me të nisur pjesa e dytë në minutën e 47’të të takimit.

Golin vendimtar e shënoi, Ernest Muçi pas një aksioni të bukur të Shqipërisë.

Pas ndeshjes për “SuperSport” foli, Kristjan Asllani.

“Po të më bëjnë pyetje nga stafi apo futbollistë për Italinë, sigurisht do të përgjigjem. Të gjithë e njohim Italinë, ka lojtarë shumë të fortë. Po përgatitemi për atë ndeshje dhe shpresojmë të bëjmë sa më mirë. Shpresojmë të shkojmë në formën më të mirë, dhe po pati nevojë skuadra për ndonjë pasim të gjatë, shpresoj të jap asist”.

Seriozitet ndaj Liechtensteinit: “Po, normale, Evropiani nuk vjen çdo vit. Kemi ardhur me shumë dëshirë deri këtu, ndeshjen e morëm seriozisht dhe shpresojmë të arrijmë në formën më të mirë përballë Italisë.”

Interi dhe Shqipëria: “Jam 22 vjeç dhe sa herë me jepet shansi, dua të jap diçka. Tek Interi kam pasur disa mundësi dhe mendoj se kam bërë mirë. Falënderoj Sylvinhon që më ka dhënë mundësi. Unë dua të jap më të mirën në fushën, të shohim.

Këtë vit erdhi edhe goli i parë me Interit. Jam përfshirë shumë më grupin dhe jam bërë shok me të gjihtë lojtarët. Kjo është shumë e rëndësishme.

Zielinski tek Interi: “Po e presim Zielinksin, është shumë i fortë, teknik, po e presim në ekipin tonë.”

Next Post

Mbappe nënshkruan kontratë pesëvjeçare me Real Madridin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.