Për Kristjan Asllanin zgjedhja e bërë në verë nuk ishte aspak e vështirë edhe pse siç thotë vetë mesfushori në drejtim të tij kishin ardhur shumë oferta.
“Kërkoja një projekt si ky që gjeta në Torino. Këtu të gjithë kanë besim tek unë për këtë motiv ju them se ishte një zgjedhje e lehtë. Në këtë këtë histori më duhet të pranoj se stresuese kanë qenë vetëm ditët e fundit të merkatos”, rrëfen mesfushori shqiptar.
Në intervistën e dhënë 23-vjeçari lë të kuptohet se bota zikaltër i ka shërbyer shumë. “Empoli ka qenë një etapë fondamentale për mua, atje fitova titullin kampion me ekipin e të rinjve. Më pas mora telefonatën e Inter-it, diçka unike për një tifoz zikaltër si puna pime. Në Milano fituam titullin dhe vendosëm në fanellë edhe yllin e dytë ishte diçka magjike për mua që kam qenë zikaltër që në moshë të re. Tani unë dua që në Torino të jem një shembull siç ishin për mua Çalha dhe Barella në Milano”, rrëfen Asllani.