Përkundër që i dështoi transferimi te Leipzigu, Fisnik Asllani ka gjasa të largohet nga Hoffenheimi gjatë kësaj vere.
Bëhet e ditur se Barcelona ka rikthyer interesimin për Asllanin, pasi nuk ka arritur ta bind Atletico Madridin në shitjen e Julian Alvarezit.
Barcelona është më herët ishte e interesuar për Asllanin, por fokusi te transferimi i Alvarezit bëri që sulmuesi kosovar të ketë marrëveshje me Leipzigun, e cila në fund nuk u realizua.
Kështu që, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Asllanit në “Camp Nou” duke pasur parasysh se i duhet patjetër një sulmues për sezonin e ri.
Kartoni i Asllanit kushton rreth 30 milionë euro, duke pasur parasysh se ai ka kontratë me Hoffenheimin deri në verën e vitit 2029.
Sezonin e shkuar, Asllani shkëlqeu me fanellën e Hoffenheimit, duke shënuar 11 gola dhë bërë 10 asistime në 35 paraqitje.