• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Asllani kthehet nga lëndimi, i gatshëm për ndeshjen ndaj Çekisë

14/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekipin kombëtar është Kristjan Asllani. Mesfushori është truri i këtij reparti dhe personi që merr përsipër të nxjerrë topin nga mbrojtja përpara.

Në ditët e fundit, ai është rikthyer nga një dëmtim që pësoi në stërvitje me Interin dhe për këtë humbi edhe disa ndeshje.

Ndërkohë tani, mund të themi se Asllani është rikuperuar dhe do të jetë 100 për qind i gatshëm për Silvinjon në dy ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve, me Çekinë dhe Ukrainën.

Dyshimet për Asllanin vijuan në seancën e parë të ekipit, ku mesfushori u shfaq në stërvitje me gjurin e fashuar, një masë mbrojtëse për rrezikun nga ndonjë ridëmtim.

Por, ishte vetëm një seancë sepse dje, 22-vjeçari nuk kishte gjurin e fashuar dhe u stërvit normalisht duke lënë pas shqetësimet, shkruan Panorama Sport.

Kujtojmë që Asllani është titullar në ndeshjet e Silvinjos dhe në takimin e fundit të fituar në Gjeorgji, ishte pikërisht ai që shënoi golin e fitores, pas asistit të Tucit.

Ndeshja me Çekinë do të jetë e 28-a për Kristjan Asllanin me fanellën e ekipit përfaqësues.

 

Next Post

Parisi në alarm/ Mijëra forca policore vihen në gatishmëri për sfidën Francë-Izrael, i pranishëm në stadium dhe Emmanuel Macron

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.