• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Asllani me shokë bindin tek Interi, por Inzagi gati të rikthejë titullarët

13/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi i riformatuar, në versionin e rrotacionit, me lojtarët e dytë, rezervat apo ata që deri tani kanë pasur më pak hapësirë, nuk gabon. Dhe për Simone Inzagin ky është një lajm shumë i mirë.

asllani

Tri pikët ndaj Torinos kanë një vlerë të dyfishtë, sidomos pas ndalesës së Napolit: një ditë pas gjysmëfinales epike të Champions-it kundër Barcelonës, ndeshja në “Olimpico” jo vetëm që lejoi të pushonin lojtarët kryesorë më të lodhur, por mbi të gjitha ringjalli fuqishëm garën për titullin kampion, që ishte konsideruar tashmë e mbyllur. Martinez nuk e bëri të ndihej mungesa e Zomerit — gjithmonë i sigurt mes shtyllave — për një mbrojtje zikaltër që kishte vetëm dy të mbijetuar nga ajo ndeshje pa fund kundër Barcelonës.

Bisek dhe Bastoni punuan jashtë mase për të mbështetur De Vrajn, gjithmonë i saktë dhe i përpiktë, me shiritin e kapitenit në krah. Karlos Augusto dhe Darmian vrapuan sa mundën, sikur të ishin Dimarko dhe Dumfris, ndërsa në mesfushë Asllani u shndërrua në Çalhanoglu (edhe për qetësinë nga pika e bardhë e penalltisë), Zieliski bëri rolin e Barellës dhe Zielinski u rikthye të jetë… vetë Zielinski. Correa dhe Taremi nuk janë Lautaro dhe Thuram për sa u përket golave, por bënë detyrën, aq sa duhej.

E di mirë këtë Milinkoviç-Saviç, i cili e rrëzoi iranianin në fillim të pjesës së dytë, duke shkaktuar penalltinë që solli golin e dytë dhe vulosi fitoren e zikaltërve. Me një skuadër të tillë, e aftë t’i dhurojë Inzagit në pankinën e tij të 150- të me Interin fitoren e 100-të, trajneri ka marrë konfirmimin se muaji maj mund t’i sjellë kënaqësi të mëdha. Dhe nëse deri mbrëmë, ta themi hapur, fokusi ishte kryesisht te Champions League dhe finalja me PSG-në, dhurata e papritur nga Xhenoa hap horizonte që ishin konsideruar thuajse të mbyllura. Gara për titull është rihapur, Napoli ka tani vetëm një pikë avantazh.

Tani trajneri Inzagi nuk ka ndërmend që të bëjë më rrotacion, por të zbresë më të mirët në fushë. Turam do të jetë gati për Lacion, ashtu si edhe mesfushorët. Nuk dihet çfarë do të ndodhë me Lautaron.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mallorca “tallet” me Real Madridin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.